Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”
Qeveria ka ndryshuar rregullat dhe ka përshpejtuar procedurat për privatizimin e pronave shtetërore. Përmes një udhëzimi të ri të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka transformuar skemën e shitjes së aseteve publike, duke prekur drejtpërdrejt kontratat e qirasë “1 euro”, duke vendosur afate strikte pagese dhe duke favorizuar ish-pronarët. Ky udhëzim i ri synon të zhbllokojë asetet shtetërore për të gjeneruar të ardhura më të shpejta në buxhet. Fund pritjes për kontratat “1 Euro” Ndryshimi më i rëndësishëm dhe me impaktin më të madh ekonomik lidhet me pronat shtetërore që janë dhënë me qira simbolike. Sipas udhëzimit të firmosur nga ministrja Delina Ibrahimaj, shteti tashmë ka të drejtë të nisë procedurat e privatizimit për këto objekte (për ato me sipërfaqe mbi...
Burimi:
javanews.al