‘Rotacioni nuk ka nevojë për dhunë’, Hasimja: Opozitës i mungon fryma, edhe militantët janë të demoralizuar

‘Rotacioni nuk ka nevojë për dhunë’, Hasimja: Opozitës i mungon fryma, edhe militantët janë të demoralizuar

Politologu Ermal Hasimja, gjatë një lidhje me studion e News24, duke komentuar protestën e 24 janarit të PD, u shpreh se ajo tregoi qartë se opozita ka ende një elektorat të vetin dhe mbështetës që, në momente të caktuara, mund të mobilizohen dhe të mbushin sheshet. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk mjafton për të prodhuar një ndryshim real politik. Hasimja theksoi se opozita mbetet e ngecur në pamundësinë për të krijuar diçka më të madhe se kaq. “Nuk është çështje molotovësh apo përplasjesh. Është çështje fryme dhe besueshmërie”, u shpreh ai. Sipas politologut, vetëm krijimi i një fryme të re politike dhe i një bindjeje reale se ndryshimi është i mundur mund ta detyrojë pushtetin të ndiejë presionin dhe të hapë rrugën për rrotacion. “Në...