Rizgjidhet për herë të tretë/ Qori zbulon se ky do të jetë mandati i tij i fundit

Rizgjidhet për herë të tretë/ Qori zbulon se ky do të jetë mandati i tij i fundit

“Lëvizja Bashkë” zhvilloi të dielën Kongresin e saj të tretë, ku delegatët e zgjedhur nga strukturat në Shqipëri dhe diaspora diskutuan mbi situatën politike dhe shoqërore në vend. Gjatë punimeve, Kongresi miratoi një sërë ndryshimesh në Statutin e “Lëvizjes Bashkë”. Delegatët votuan gjithashtu për organet e reja përfaqësuese qendrore, duke zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Koordinues. Arlind Qori u rizgjodh në krye të “Lëvizjes Bashkë”, duke marrë një mandat të ri si kryetar i forcës politike. “Ju falenderoj vërtet për mbështetjen dhe besimin. Është hera e tre të që zgjidhem kryetari i Lëvizjes Bashkë. QË në fillim e kam parë këtë detyrë me përgjegjësi si diçka ku duhet dhënë maksimumi dhe do të vazhdoj të jap gjithçka që kam në këtë mandat që Lëvizja...