Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po zhvillohen paralelisht disa kantiere të rëndësishme, të cilat synojnë modernizimin e infrastrukturës spitalore, rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, mjekët dhe studentët e mjekësisë. Ndër projektet kryesore janë ndërtimi nga e para i Pediatrisë Infektive, rikonstruksioni i disa shërbimeve spitalore, si dhe ndërtimi i parkingut të ri multifunksional me kapacitet rreth 1 400 vende parkimi, i shoqëruar me hapësira për konferenca, trajnime dhe shërbime mbështetëse. Për t’u njohur nga afër me ecurinë e punimeve, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot QSUNT-në, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, si dhe Drejtuesja e QSUNT-së, Anxhela Paparizo. Gjatë inspektimit, Drejtuesja e QSUNT-së shpjegoi  se Pediatria Infektive do të ndërtohet nga e para, ndërsa...