“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta mesazh i rëndësishëm për mua dhe qeverinë! Algoritmet po deformojnë realitetin demokratik

“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta mesazh i rëndësishëm për mua dhe qeverinë! Algoritmet po deformojnë realitetin demokratik

Protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, u bënë pjesë e fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Ruhr Summit në North Rhine-Westphalia. Duke folur për ndikimin e inteligjencës artificiale dhe algoritmeve në demokraci, Rama tha se protestat përbëjnë një mesazh të rëndësishëm për qeverinë e tij dhe se ato duhen dëgjuar me kujdes. Ai theksoi se nuk i vlerëson ato nga numri i pjesëmarrësve apo nga jehona në rrjetet sociale, por nga shqetësimet dhe pritshmëritë që qytetarët shprehin përmes tyre. Sipas Ramës, pas zhvillimit të protestës në terren, ndërhyri mekanizmi i algoritmeve të platformave digjitale, duke e shtrembëruar perceptimin e ngjarjeve. Ai argumentoi se realiteti online u bë më ndikues sesa ai fizik, pasi çdo...