Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Reshjet dhe ngricat, Rama publikon pamjet: Bashkëpunimi dhe përdorimi i gomave dimërore, të domosdoshme
Pas reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në terren të njësive operative gjatë natës, duke treguar përpjekjet e vazhdueshme për menaxhimin e situatës emergjente. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjatë natës, të gjitha njësitë operative, ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore dhe Policia kanë qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën emergjente pas reshjeve dhe përmbytjeve. Ai njoftoi se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar të bjerë dëbora në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Reshje dëbore janë regjistruar në: Rajoni verior: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafë Morinë (doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i...