Replikat/ Deputetja e PS: Bëni muzikë me një dajre të prodhuar par 81 viteve. Berisha: Nxirreni jashtë këtë, jeni në histeri kolektive

Replikat/ Deputetja e PS: Bëni muzikë me një dajre të prodhuar par 81 viteve. Berisha: Nxirreni jashtë këtë, jeni në histeri kolektive

Gjatë debatit për më shumë se një ore në Parlament, Berisha u përplas edhe me deputeten e Fierit, Kiduina Zaka. Deputetja socialiste iu referua protestës së fundit, për të cilën akuzoi Berishën dhe deputetët e PD-së për plagosjen e efektivëve të policisë. Debati Kiduina Zaka: Jeni katandisur si një orkestër, bëni muzikë me një dajre të prodhuar 81 vite më parë. Dhe më e keqja është që edhe veglat e reja muzikore të opozitës suaj vazhdojnë të njëjtën vijë melodike. Historia kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Këta janë të gjithë hajdutë, mbrojnë plaçkën që I kanë marrë qytetarëve. Prandaj shajnë, prandaj turfullojnë. Jeni të pashpresë, në 20 shkurt qytetarët do tu japin përgjigjen që meritoni. O të paguar, o të kapur, o skllevër...