Relacioni i SPAK për arrestimin e Ballukut/ Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete lundruese përmes…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar relacionin e SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Sipas Këlliçit, në relacionin e SPAK përmenden përfitime të konsiderueshme pasurore të dyshuara si të paligjshme nga Balluku gjatë viteve, mes të cilave 300 apartamente dhe dy mjete lundruese. “Sipas të dhënave që kam, në relacionin për Ballukun flitet për 300 apartamente dhe dy mjete lundruese të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aferat e saj ndër vite. Në dosje shkruhet se këto 300 apartamente dhe dy mjete lundruese janë përfituar në mënyrë korruptive përmes tenderave dhe procedurave të prokurimeve publike,” deklaroi deputeti i...