Rekomandimet e KLSH për Kadastrën ‘bien në vesh të shurdhër’, shumica pranohen por nuk zbatohen
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i është rikthyer edhe një herë zbatimit të rekomandimeve të lëna për shtatë drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pavarësisht se një pjesë e mirë e rekomandimeve janë pranuar vetëm një pjesë e vogël e tyre janë zbatuar sipas KLSH. Konkretisht të audituara ishin Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz – Vorë, Shkodër, Durrës. KLSH konstaton se këto të fundit lidhur me detyrimin ligjor të subjekteve të audituara për të raportuar në KLSH rreth hartimit të programit të tyre për të zbatuar rekomandimet e lëna, brenda afatit 20 ditor ka rezultuar asnjë prej tyre nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit 20 ditor. Po kështu asnjë prej...
Burimi:
syri.net