Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!
Politika është ulur të shkruajë rregullat e reja të lojës për zgjedhjet. Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkoi që kodi i ri zgjedhor te vendosë kufij të qartë në mënyrë që burimet shtetërore të mos përdoren për qëllime elektorale. ‘Kodi duhet të parashikojë shprehimisht parimin e ndarjes ndërmjet shtetit dhe partisë në pushtet, si një standard i administrimit zgjedhor dhe jo si një parim politik. Në shumë vende të OSBE-së, ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Ka nevojë për një filozofi të re rregullatore. Kjo filozofi duhet të mbështetet në tre parime themelore. Ligji duhet të jetë i qartë. Kompetencat mbikëqyrëse duhet të jenë efektive dhe, përgjegjësia duhet të jetë reale dhe proporcionale’, tha Komisioneri Celibashi. Vendosja e balancës mes shtetit dhe partisë në...
Burimi:
javanews.al