Reforma Zgjedhore, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ambasadori i OSBE: Dialog mes partive
Ditën e sotme, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi një tryezë konsultimi të fokusuar në financimin e partive politike, një prej çështjeve kyçe të reformës në proces. Në takim morën pjesë ambasadorë në vendin tonë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Gjiknuri theksoi se ligji për financimet e partive politike është prioritet, dhe një nga pikat kyçe që kanë të bëjnë edhe me rrugën evropiane të vendit. Gjiknuri: Ndërtimi i një ligji me parametrat që kërkon koha është objektiv i rëndësishëm i joni. Ligji nuk do të udhëhiqet nga parimi që njëra forcë të dominojë tjetrën, do të jetë proporcional, me standardet më të mira por edhe duke marrë parasysh...
Burimi:
vizionplus.tv