Reforma Territoriale, Boçi: PD kërkon dakordësi, të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar

Reforma Territoriale, Boçi: PD kërkon dakordësi, të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar

Krahas penalizimit të qytetarëve për shërbimet e pushtetit vendor, demokratët i druhen socialistëve se, me draftin e njëanshëm të ndarjes së re territoriale, ata kanë bërë mirë kalkulimet e tyre elektorale për garat e ardhshme zgjedhore. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Luçiano Boçi, thotë se, në kushtet kur socialistët nuk duan, sipas tij, reformë gjithëpërfshirëse, duhet të futet në lojë arbitri ndërkombëtar. “Të gjitha këto burime, resurse ekonomike, financiare, njerëzore do t’i përdorin në betejën politike që duket se është shumë e afërt. Prandaj ka një nxitim, pse ka arrogancë, pse ka harbutëri në përcaktimin e hartës? Po sepse do të bëhet harta dhe zgjedhjet politike janë shumë afër. Protesta vazhdon”, tha Boçi. E ndërsa Boçi thekson se ka nisur...