No Image Available

“Reforma Territoriale”/ Bashkimi i bashkive të vogla me fqinjet e mëdha, e deri te kryetarët e qarqeve, Mazniku zbulon 4 skenarët e PS

Arbjan Mazniku TIRANË- Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u prezantua për herë të parë projekti i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Drejtuesi i këtij komisioni deputeti socialist Arbjan Mazniku, zbuloi 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale. Mazniku nënvizoi se skenarët, sipas tij, janë krijuar me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. 4 skenarët: Skenari 1 — Konsolidimi Funksional: bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues. Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: Mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar. Skenari 2 — Konsolidim dhe Decentralizim: bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si...