“Reforma e vitit 2014 e dështuar”/ Boçi nga Vlora për Territorialen: Ishte reformë politike, duhet t’i shërbejë…
Komisioni për Reformën territoriale vijon dëgjesat e tij në rrethe para se të finalizohen ndryshimet dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, para zgjedhjeve lokale të vitit 2027 dhe atyre parlamentare. Dëgjesa e radhës ishte në Vlorë, teksa bashkëkryetari i saj, deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se kjo reformë duhet t’i shërbejë qytetarëve. Boçi nënvizoi se reforma e vitit 2014 ka dështuar, pasi pushteti vendor është kthyer në zgjatim të atij qendror. “Vendi ka nevojë për një model të ri, të bazuar te qytetari, shërbimet dhe decentralizimi real. Dëgjesat publike nuk duhet të mbeten një ushtrim formal, por duhet të prodhojnë një përfundim konsensual mes opozitës dhe mazhorancës. Ky komision duhet të ketë një konkluzion konsensual. Përndryshe, të gjitha dëgjesat, gjithë fjalët e mira dhe gjithë investimi...
Burimi:
sot.com.al