“Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë”/ Rama: Ajo që ka nisur të AKU-ja, të bëhet edhe te institucionet e tjera shtetërore

“Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë”/ Rama: Ajo që ka nisur të AKU-ja, të bëhet edhe te institucionet e tjera shtetërore

Gjatë mbledhjes ku u paraqit panorama rreth negociatave me BE-në, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te reforma e inspektimit. Sipas tij, reforma duhet mbrojtur nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike, teksa shton se ajo që ka nisur te AKU-ja, duhet të vazhdojë edhe te institucionet e tjera shtetërore. “Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i reformës nga të gjitha ministrisë, në sensin e mbrojtjes të reformës nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike. Është e domosdoshme ajo që ka filluar me AKU-në, të vazhdoj të shtrihet në të gjithë inspektoratet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore ose potencialisht cilësore. Të rejat dhe të rinjtë që janë të gatshëm të vihen në shërbim këtyre sfidave, por njëkohësisht kanë mundësinë...