Referendumi që tronditi Italinë/ Kepi: Kambanë alarmi për Melonin, zëri i qytetarëve ka qenë mjaft i fortë!
Qytetarët italianë kanë rrëzuar me votë propozimin e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, duke i dhënë asaj një goditje të rëndë politike, pavarësisht popullaritetit të lartë që gëzon në sondazhe. Propozimi, i shtyrë fort nga mazhoranca qeverisëse, parashikonte një sërë ndryshimesh strukturore, përfshirë ndarjen e karrierës mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e një Këshilli të dytë të Lartë të Magjistraturës (posaçërisht për prokurorët) dhe themelimin e një gjykate të re disiplinore për të vlerësuar performancën e magjistratëve. E ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, gazetarja Alba Kepi tha se një nga pikat më të debatuara ishte propozimi për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Magjistraturës, duke kaluar nga...
Burimi:
syri.net