Referendumi për kreun e PD/ Shkodër, Bajraktari: Proces i qetë, me pjesëmarrje të lartë deri në mbyllje

Referendumi për kreun e PD/ Shkodër, Bajraktari: Proces i qetë, me pjesëmarrje të lartë deri në mbyllje

Në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër po vijon procesi i votimit në kuadër të referendumit për kreun e partisë, ndërsa deri në mbyllje të orarit zyrtar mbeten rreth 20 minuta. Gazetari Denis Bajraktari raportoi nga terreni se në dy qendrat e votimit të vendosura në selinë e PD-së në Shkodër po vijon fluksi i anëtarëve që paraqiten për të votuar deri në minutat e fundit të procesit. Në total, në zonën e Shkodrës janë ngritur tre qendra votimi: dy në selinë e partisë dhe një tjetër në zonën e Bërdicës, ku kanë votuar anëtarët e zonës së Nënshkodrës. Ndërkohë, në dy qendrat e selisë kanë votuar anëtarët e qytetit dhe të Mbishkodrës. Denis Bajraktari: Kur janë në fakt edhe pak minuta për të mbyllur...