Referendumi për kreun e PD, Berisha: Demokratët lanë Ramën pa gjumë
Një votëbesim masiv e konsideroi kryedemokrati Sali Berisha rezultatin e referendumit të PD, ku ai mori 37 mijë votat e demokratëve për të qenë serish në krye të selisë blu. Në fjalimin e mbajtur mes ovacioneve në sallë dhe fishekzjarrëve pranë selisë së PD, Berisha u zotua edhe njëherë se do të përmbysë atë që ai e cilëson si “diktaturën e dytë” të Edi Ramës. Kryedemokrati nuk la pa përmendur votuesit kundër, apo abstenim, të cilët sipas tij do të mbahen shënim dhe do t’u jepet përgjigje nga lidershipi demokrat. “Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme dhe nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate dhe demokratë që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv,...
Burimi:
opinion.al