Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes
Ervin Salianji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike është disa herë më e ulët se numri që pretendon selia blu. Sipas ish-deputetit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërsa nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi publikisht se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë. Postimi i plotë i Ervin Salianjit: Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh! Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00; Votues që morën pjesë: 3,885 Tiranë 1,072 Durrës 321 Kukës 370 Korçë 165 Dibër 194 Lezhë 345 Elbasan 256 Berat 141 Vlorë...
Burimi:
javanews.al