Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Deputeti i PD, Ivi Kaso, e ka cilësuar si nevojë të kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga çështjet madhore deklaratën e kryeministrit Edi Rama për referendum popullor për uljen e numrit të deputetëve. I ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kaso tha se kjo që po bëjnë Rama dhe Taulant Balla është “vrasje” e Reformës Zgjedhore, pasi ata kanë bërë gati draftin pa bërë asnjë konsultë me opozitën. Për ish-deputetin e PS, Petro Koçi, karta e hedhur në tavolinë nga Rama duket mjaft interesante, pasi qytetarët e shohin parlamentin si të zezën më të madhe të këtij vendi. Pjesë nga biseda: Kaso: Nevojë e Ramës për të treguar që çdo gjë është në normalitet. Edhe...