Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..
Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-deputeti Salianji për Report Tv. Por, Partia Demokratike mohon që Salianji të ketë pasur një detyrë të tillë, pasi sipas saj “drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi”, ndërsa ish-deputeti ka qenë i deleguar për fushatën në Njësinë 6, por të deleguarit u tërhoqën pasi zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bashkisë Tiranë nuk u zhvilluan. Sidoqoftë, ashtu si Berisha, edhe në reagimin e Partisë Demokratike thuhet se “Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Çela është vetëpërjashtuar”. “Nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Kellici. Ai ishte i deleguar për fushatën. Fushata u ndërpre...