Raporti i PS, argumentet pse refuzohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut
Zbardhet raporti i plotë i grupit të socialistëve, ku argumentojnë se përse janë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit. Raporti i plotë: Ne anëtarët e shumicës parlamentare në këtë Këshill, theksojmë që në hyrje se paraqitja e këtij raporti rekomandues përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zhvillohet në një kontekst faktik dhe institucional që ka pësuar ndryshime thelbësore. Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si Kuvendi duhet të vlerësojë kërkesën e paraqitur nga Prokuroria...
Burimi:
opinion.al