Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët në zonën e Astirit në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur veçanërisht te raporti më i fundit për Shqipërinë i votuar më 5 maj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai u shpreh se, sipas tij, ky raport pasqyron shqetësime që opozita i ka ngritur prej kohësh lidhur me procesin zgjedhor në vend. Berisha pretendoi se në raport evidentohet problematika e funksionimit të institucioneve gjatë zgjedhjeve dhe ndërthurja e tyre me strukturat e partisë në pushtet. “Ne i treguam botës se ç’përfaqëson njeriu që sillet me atlete të bardha për të tërhequr vëmendjen dhe për të harruar se kush është. Dhe sot, cilido që lexon raportin, cilido nga...
Burimi:
javanews.al