Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

Kryeministri Edi Rama komentoi sot, 1 mars, ndryshimet më të fundit në qeveri. Ai tha gjatë podkastit të tij ‘Flasim’ se ato i ka konsideruar si një qasje të re dhe ishin të paralajmëruara më herët gjatë asamblesë Kombëtare. Për kryeministrin raporti i fundit i BERZH konfirmon se ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri. “Në vitin 2025 sipas BERZH-it rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte afro 4%, ndërsa për periudhën 2026-2027 parashikohet një ritëm i ngjashëm. Këto nuk janë thjeshtë shifra statistikore, janë indikatorë të një stabiliteti makro-ekonomik dhe të një besimi të ri të Shqipërisë tek vetja dhe të investitorëve tek Shqipëria. Rritja mbështetet kryesisht në sektorë, jo vetëm tradicional, pra në sektorin e pasurive të paluajtshme që mund ta quajmë tradicional,...