Raporti/ Abilekaj: Pasqyron korrupsionin dhe mungesën e lirive, paradoksi ‘përparimi dramatik’ drejt BE-së

Raporti/ Abilekaj: Pasqyron korrupsionin dhe mungesën e lirive, paradoksi ‘përparimi dramatik’ drejt BE-së

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar raportin e fundit për Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian, duke e cilësuar dokumentin si “shumë besnik” ndaj realitetit në vend, por kontradiktor në përfundimet që nxjerr. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se raporti evidenton probleme serioze si korrupsioni, mungesa e lirisë së medias, blerja e zgjedhjeve dhe presioni ndaj drejtësisë, ndërsa në të njëjtën kohë flet për “përparim dramatik” të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sipas tij, pikërisht kjo kontradiktë e brendshme ia zbeh vlerën raportit, ndërsa shtetet anëtare të BE-së kanë një pasqyrë shumë më të qartë të situatës reale në Shqipëri. Enton Abilekaj: Po, raporti do ishte i njëjti. Qëndrimet për rastin e imunitetit të Ballukut, janë qëndrime që mbahen...