Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët

Në Asamblenë e PS të kësaj të shtunë të mbajtur në Elbasan kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të ndalet puna për të bërë realitet pasaportën e Bashkimit Europian. Rama theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian kërkon një volum të madh reformash dhe miratimesh ligjore, duke nënvizuar se deri tani janë kaluar 27 ligje në funksion të negociatave. Kryeministri falënderoi gjithashtu qytetarët për mbështetjen me votë, duke theksuar se ajo ka shërbyer për t’i dhënë mazhorancës forcën e nevojshme për të çuar përpara negociatat me BE-në. “Ne kemi kaluar 27 ligje që ishte një paketë vetëm për negociatat. Ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund…Imagjinoni ju t’i kishim molotovarët se ku do ishim sot, do na ishte bllokuar parlamenti,...