Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve

Pas përfundimit të mbledhjes të socialistëve, kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë publike vendimet që u morën dhe çështjet që u diskutuan. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek Paketa e Maleve, ku u vendos ultimatum kryebashkiakëve se nëse duan që të rikandidojnë duhet të sjellin në tryezë minimalisht 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve. Në të kundërt sipas tij, nuk mund të rikandidojnë edhe “sikur të kenë bërë mrekullira”. “Kemi shumë aplikime dhe kemi vendosur një normë, një objektiv që të gjitha ata kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë, nuk mund të rikandidojnë edhe sikur të kenë bërë mrekullira, nuk mund të rikandidojnë nëse nuk kanë vënë me firmë 10 kontrata minimumi për Paketën...