Rama udhëton drejt Parisit / Merr pjesë në Samitin për Ukrainën, me ftesë të Presidentit Macron

Rama udhëton drejt Parisit / Merr pjesë në Samitin për Ukrainën, me ftesë të Presidentit Macron

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Parisit, Francë, ku merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, informoi Agjencia për Media dhe Informim. Takimi do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë. Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit...