‘Rama u zotua se do të shpërfillë vendimin e GJK për Ballukun’, Berisha: Qëndrimi i paprecedentë, kërcënoi edhe Evropën

‘Rama u zotua se do të shpërfillë vendimin e GJK për Ballukun’, Berisha: Qëndrimi i paprecedentë, kërcënoi edhe Evropën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik, duke iu referuar deklaratave të sotme të këtij të fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë pasi u vu nën akuzë nga SPAK. Në një reagim në rrjete sociale, Berisha shprehet se Rama tha përpara qytetarëve në mënyrë të papërgjegjshme se do ta shpërfillë vendimin e Kushtetueses, duke shtuar se pretendimi i tij, që pezullimi i një ministri nga gjykata është rasti i parë në botë, është i pavërtetë. “Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra,...