Rama takim me ministrat! Kreu i qeverisë mbledh Lamallarin dhe Gogun në “Vilën 30”, zbulohen diskutimet (VIDEO)
pamje nga takimi ne vilen 30 TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në 'Vilën 30' me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe anëtarë të kabinetit të tij. Mësohet se takimi ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 10:30. Më pas, në rezidencë ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Sipas burimeve, të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe ai i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho. Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa sipas burimeve, ky takim kishte në fokus punën e bërë të çdo sektori dhe fokuset për çështje të ardhshme. Mësohet pas Ministrisë së Brendshme, raportoi edhe Ministria e...
Burimi:
zeri.ai