Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne’, Berisha: Ta përmbysim diktaturën e dytë, më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë
Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, u bëri ftesë të gjithë qytetarëve që më 22 dhjetor të mblidhen në Tiranë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ndërsa nënvizoi se historia i thërriste për herë të dytë kavajasit që të rrëzonin diktaturën e radhës, kryetari i selisë blu theksoi se qeveria qëndronte në pushtet bashkë me kryeministrin e saj, për shkak se nuk ngriheshin ata në protesta. “Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, historia ju thërret përsëri, thërret të gjithë shqiptarët që të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë. Edi Rama qëndron në pushtet jo se ka fuqi e mbështetje, por se nuk ngrihemi ne! Por ne do ngrihemi, qytetarë të lirë,...