Rama, rrëfim për herë të parë të bisedës tek për tek me Bashën
Në një intervistë me Blendi Fevziun te salla e Akademisë së Arteve, aty ku Rama nisi protagonizmin e tij publik me Refleksionet e famshme që më pas do e çonte në angazhim politik, kryeministri rrëfeu detaje nga biseda e marrëveshja me Lulzim Bashën në 2017-ën, e cila i dha fund krizës së “Çadrës”. Blendi Fevziu: Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur? Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti? Blendi Fevziu: Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite...