Rama reagon për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

Rama reagon për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të dalë nesër në një komunikim publik për të sqaruar detaje mbi projektin në zonën e Zvërnecit. Kreu i qeverisë ka theksuar se ai nuk kasnjë lidhje me pretendimet dhe “të pavërtetat e mëdha” që sipas tij janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Përmes një postimi në platformën X, Rama bëri të ditur se projekti është rezultat i një pune disa vjeçare dhe e cilësoi atë si “një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”. “Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit”,...