Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se muaji prill i këtij viti ka regjistruar një performancë të re pozitive për sektorin e turizmit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara në rrjetin social në Facebook, nga kreu i qeverisë, vendi ynë është vizituar nga 891.414 turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin e vitit 2025. “Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025. Nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA-ja, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike”, shkruan kryeministri Rama. Ndërkaq, kryeministri Rama ka listuar edhe vendet sipas origjinës së turistëve:...
Burimi:
javanews.al