Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga punimet në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Sipas Ramës, ky segment prej 43.6 kilometrash konsiderohet një investim i rëndësishëm infrastrukturor, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në zonën e Mallakastrës. “Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.