Rama: PS e ngjiti vendin një majë më lart drejt BE
Edi Rama, nga Korça, tha se Partia Socialiste e ka çuar Shqipërinë më lart në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit europian, duke e cilësuar këtë si një amanet ndaj të parëve dhe detyrim ndaj brezave të rinj. Ai theksoi krenarinë për rolin e PS në forcimin e marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Rama u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re pas hapjes së kapitujve të negociatave dhe tashmë po ecën drejt mbylljes së tyre. Në fund, ai e konsideroi shiun gjatë aktivitetit si shenjë bereqeti dhe paralajmëroi një fitore të madhe të PS në zgjedhjet e ardhshme.“PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në...
Burimi:
opinion.al