Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve, të cilët prej mëngjesit të kësaj të enjteje protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë. Protesta e tyre nga paqësore ka agravuar në tensione, me fjalë ofenduese dhe gjuajtje me vezë ndaj deputetëve dhe deri në përplasje fizike me efektivët e policisë. Kreu i qeverisë me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se protesta e bukur atdhetare ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konflikti. “Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama në “X”.