Rama: Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE

Rama: Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn. Rama deklaroi se prodhimet Made in Albania, janë markë cilësie dhe një pasaportë për rrugën e integrimit në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se kompanitë shqiptare duhet të përgatiten për sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ata që përshtaten me standardet dhe transformimin do të jenë fitues, ndërsa të tjerët rrezikojnë të mbeten pas Edi Rama: Për ta vendosur eksportuesin në qendër dhe për ta çuar në nivel tjetër marrëdhëniet e eksportuesit me shtetin shqiptar. “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për BE. Ne do të mbështesim fuqimisht ata që do e...