Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar, i cili i kërkon atij të mos japë dorëheqjen për shkak se ai, vetë një person i angazhuar në protesta, kishte dalë në përfundimin se organizatorët e tubimit, janë delirantë që duan pushtet. Qytetari gjithashtu i ka dërguar shefit të qeverisë dhe disa mesazhe të shkëmbyera në një grup online ku organizatorët japin orientime për organizimin dhe vijimin e protestës. Postimi i Edi Ramës ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet ëhatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të...
Burimi:
opinion.al