‘Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë ‘, Vokshi: Kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor!

‘Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë ‘, Vokshi: Kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai po përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit para të lidhura me krimin. Ajo njoftoi gjithashtu se PD do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për udhëtimet e kryeministrit me charter. Në një deklaratë për mediat, Vokshi iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, i cili, sipas saj, ka ngritur shqetësime për korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri pas një misioni faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian. Sipas Vokshit, raportimet e këtij misioni kanë evidentuar shqetësime për korrupsion të përhapur, lidhje të mundshme me krimin e organizuar, probleme me prokurimet publike, presion politik...