RAMA PER CNN: ERDOGAN NJE PARTNER STRATEGJIK

RAMA PER CNN: ERDOGAN NJE PARTNER STRATEGJIK

Pas pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, ku Shqipëria ishte pjesë e diskutimeve mbi sfidat e sigurisë dhe të ardhmen e Aleancës, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Turk. Ai ndau vlerësimet për rezultatet e samitit, foli për marrëdhëniet me Turqinë dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, zhvillimet në Ballkan, projektin turistik në Zvërnec, si edhe për një detaj që e ka shoqëruar në shumë takime ndërkombëtare: atletet e bardha.Në vlerësimin e tij për samitin, Rama tha se takimi nuk u karakterizua nga një vendim i vetëm përcaktues, por nga mesazhi i qartë se vendet evropiane të Aleancës janë të vendosura të forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe të modernizojnë ushtritë përballë sfidave të reja të sigurisë.“Nuk mendoj se...