Rama pa qëndrim të qartë për dëmshpërblimin nga përmbytjet: Deputetët e PS të dalin në terren, të jenë pranë njerëzve

Rama pa qëndrim të qartë për dëmshpërblimin nga përmbytjet: Deputetët e PS të dalin në terren, të jenë pranë njerëzve

edi rama TIRANË- Në mbledhjen e sotme, që kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, u deklarua se situata e përmbytjeve në vend ka ndodhur vetëm për shkak të reshjeve intensive të shiut. Sipas Ramës, në vetëm 3 ditë, kanë rënë reshje shiu sa për të gjthë muajin Janar, ndërsa tha se gjatë këtij viti do të rriten investimet në kanalet e kullimit, si dhe në transformimin e trupave të emergjencave civile. Rama nuk dha një qëndrim të qartë nëse do të ketë një dëmshpërblim të plotë për qytetarët e dëmtuar. “Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka...