“Rama nuk do e zbatojë vendimin e Gjykatës për Ballukun”, Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të diel në podcastin “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se beteja do të vazhdojë. Kësaj deklarata iu përgjigj lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se Rama nuk do e zbatojë vendimin e GJK-së për Ballukun dhe bëri edhe njëherë thirrje për protestën e tretë kombëtare të martën e 10 shkurtit. Deklarata e plotë e Berishës: Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat. Ky është një mashtrim i madh...
Burimi:
top-channel.tv