Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet e huaja sjellin vende pune për shqiptarët

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet e huaja sjellin vende pune për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pashaliman, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes kompanisë italiane FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se investimet e huaja strategjike po krijojnë mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional për shqiptarët, duke kundërshtuar kritikat se ato dëmtojnë tregun vendas të punës. Shefi i qeverisë theksoi se projektet e mëdha synojnë të punësojnë dhe kualifikojnë qytetarët shqiptarë, duke ofruar vende pune të mirëpaguara dhe perspektivë afatgjatë për karrierë. Rama: Këto investime të mëdha që vijnë janë investime që kanë edhe këtë komponent shumë të rëndësishëm. Të gjithë atyre që flasin në hava për investitorët e huaj, investimet e huaja, që i marrin punën shqiptarëve, do t’u them që e...