Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!
Nga Gjirokastra, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama foli kryesisht për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Tha se numri i deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend është domethënës pikërisht për këtë proces që ka qenë mjaft i vështirë, por ka pasur shumë përkushtim. “Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në Parlament, sot nuk do kishim negociata me BE-në, por do kishim presion për të bërë negociata me palavitë që kemi në opozitë, se do na kishin marrë peng në emër të integrimit.” Kujtoi fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku kërkesa e tij kryesore ishte një mandat më i fuqishëm. “Nuk doja më shumë karrige në Parlament, por që të mos lejonim që ky proces të...
Burimi:
javanews.al