Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian: BE-ja duhet të ecë drejt bashkimit të plotë

Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian: BE-ja duhet të ecë drejt bashkimit të plotë

Kryeministri Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo europian, Kanadasë. Në mbërritje, Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme: Pyetje: Cila është përparësia e Europës për negociatat me BE-në? Kryeministri Rama: Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të...