Rama në Bruksel: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në!
Këtë të martë, më 26 maj, u zhvillua në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e vendit tonë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. “Pse qeshni, jeni të rinj. Nuk e njihni ende vlerën e dashurisë. Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për Bashkimin Europian”, tha kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij. Kjo pasi ai e nisi konferencën me batuta. Ai iu drejtua Raouna, në greqisht “agapi mou“, kurse Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos në një variant “jo saktësisht slloven” siç u shpreh ai “Yubim te”. Kos e puthi atë. Ai vazhdoi: “Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi. Duhet të jemi të lumtur sepse...
Burimi:
javanews.al