Rama në 19 shkurt në SHBA, reagimi nga PD: Do ketë “dajak” amerikan

Rama në 19 shkurt në SHBA, reagimi nga PD: Do ketë “dajak” amerikan

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi pritshmëritë për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se nuk pret që mazhoranca të tërhiqet nga iniciativa e fundit (ndryshimi në Kodin Penal) pavarësisht presionit ndërkombëtar. I ftuar në studion e QUO VADIS, Bylykbashi u shpreh se nuk lidhet thjesht me individë të veçantë apo interesa të ngushta, por ka karakter “ekzistencial” për kryeministrin. I pyetur nëse vizitat e përfaqësuesve të ambasadës amerikane apo një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndikojnë në qëndrimin e mazhorancës, ai tha se kjo do të ishte një situatë tjetër, por theksoi se po i referohet gjendjes aktuale. Pjesë nga biseda: Bylykbashi: Nuk besoj që Edi Rama do të tërhiqet, madje edhe sikur të...