Rama ndan pamjet nga Gjermania, mëson robotin të bëjë shqiponjën me duar
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka marrë pjesë në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes të zhvilluar në Dyseldorf. Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka ndarë pamje nga një moment i veçantë, ku i tregon një roboti se si bëhet shqiponja me duar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, roboti arrin të realizojë me sukses simbolin e shqiponjës dykrenare. Ndërkohë gjatë fjalës së tij në Forum, Rama u ndal te shërbimet digjitale ku tha se Inteligjenca Artificiale u soll për të forcuar institucionet dhe jo për të zëvendësuar njerëzit. Rama tha se demokracia e një shteti nuk mund t’i delegohet algoritmit, pasi përgjegjësia dhe llogaridhënia mbeten njerëzore.
Burimi:
vizionplus.tv