Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas protestës së dytë kombëtare të zhvilluar ditën e djeshme, 10 shkurt. Duke ndarë një foto të sendeve me të cilat janë sulmuar punonjësit e policisë, ai shkruan se forca më e madhe opozitare në vend është e vetmja Parti Demokratike në botë që ushtron dhunë. Ai shpreson që agresorët të përgjigjen para organeve të drejtësisë, duke theksuar se “bombat artizanale” ose “armët me kapacitet vdekjeprurës”, lënduan efektivët. “Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa...